Si Ndragheta dhe mafia shqiptare veprojnë si ‘konfederatë’ në trafikun e drogës: Vëlla, kanë shtënë në dorë gjithçka... janë kudo!
Lidhjet e forta mes 'Ndranghetas, - organizatës mafioze kalabreze, një ndër më të fuqishmet dhe më të pasurat në botë, e njohur për kontrollin e saj mbi trafikun ndërkombëtar të drogës dhe veprimtaritë e tjera kriminale - dhe mafias shqiptare - e cila kishte shtrirje dhe ndikim të madh në Evropë dhe më gjerë - në trafikun e drogës janë zbuluar në faqet dosjes së hetimit të operacionit "Arangea bis" të Prokurorisë Antimafia të Reggio Calabrias (DDA).
'Corriere Calabria' publikon sot një shkrim me titull ‘Ndragheta dhe mafia shqiptare’ bashkimi në formën e konfederatës dhe interesat e narkotrafikut’ ku zbulon detaje të dosjes së operacionit “Arangea bis’ në kuadër të të cilit më 19 korrik 2025 u arrestua në Shëngjin, Saimir Bilacaj.
Në shkrim janë dhe përgjimet e anëtarëve të organizatës mafioze kalabreze me shqiptarët që zbulojnë lidhjet e Ndraghetas me kartelin shqiptar të narkotrafikut të Dritan Rexhepit Kompania Bello” në sigurimin, transportimin dhe shitjen e ngarkesave të mëdha droge nga Amerika e Jugut (Ekuador) dhe Evropa (Spanjë, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Shqipëri) . Përgjimet tregojnë se dy organizatat veprojnë në aleancë strategjike e bashkëpunim të ngushtë në trafikun e drogës.
Saimir Bilacaj arrestuar në Shëngjin me urdhërarrest të autoriteteve italiane,figuron të drejtojë organizatën kriminale që ishte degëzim i strukturës kriminale mafioze e njohur si "Kompania Bello". Në dosje Bilacaj ga Valencia kontrollonte dërgesat e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe nga mafia kalabree kishte fituar titullin "njeriu i nderit" .
Në një bisedë të përgjuar thuhet që daton tetor 2020 thuhet se në Shqipëri ishin gati 3 ton drogë dhe mund të transportohej në Itali menjëherë nëse dëshironte Ndragheta.
Shkrimi i plote
Lidhjet e forta mes 'Ndranghetas dhe grupeve shqiptare në trafikun e drogës janë zbuluar në faqet dosjes së hetimit të operacionit "Arangea bis" të Prokurorisë Antimafia të Reggio Calabrias (DDA)
Dosja zbulon një organizate "të qëndrueshme dhe mirëstrukturuar në trafikun e drogës, kokainë, hashash dhe marijuanë që sigurohej nga Amerika e Jugut (Ekuador) dhe Evropa (Spanjë, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Shqipëri),
Në bisedat e përgjuara, të dyshuarit shpesh i referohen Shqipërisë. Në një bisedë që daton tetor 2020, evidentohet "linja transnacionale që ndjekin të dyshuarit për të siguruar drogën". Kjo ndodh kur Santoro Rosaci i propozon Antonio Gullì-t të blejë marijuanë që vjen nga Shqipëria. Sasia e drogës që posedonin trafikantët shqiptarë rezulton të jetë 3 tonë: "Nëse do, në Shqipëri kanë 3 mijë kg".
Brokeri shqiptar
Në dosje spikat emri i Saimir Bilacaj (lindur më 1985). Hetuesit e konsiderojnë atë "promotor, drejtues, organizator dhe financues të shoqatës" kriminale.
Sipas akuzës, Bilacaj, së bashku me Antonio Gullì, "financonte dhe organizonte, në të gjitha aspektet e saj, importet e kokainës nga Amerika e Jugut në portin e Gioia Tauro". Ai jepte udhëzime bashkëpunëtorëve, duke përcaktuar kohën, sasinë dhe mënyrën e importit. Ishte ai, bashkë me Gullì-n, që ndiqte fazat e ndryshme të ngarkimit të kokainës, transportit në det dhe nxjerrjes së saj nga porti kalabrez. Përveç kësaj, ai menaxhonte edhe "dorëzimin e parave që vinin nga transaksionet e paligjshme te individë me origjinë kineze, të ngarkuar me riciklimin e tyre".
Lidhjet mes 'Ndranghetas dhe Mafias Shqiptare: Roli i Saimir Bilacaj
Në kuadër të hetimit italian, veçanërisht në lidhje me figurën e Saimir Bilacaj, urdhri i DDA-së (Drejtoria Distriktuale Antimafia) referon hetime të Prokurorisë së Milanos që zbulojnë lidhje të ngushta mes 'Ndranghetas (mafias kalabreze) dhe një organizate shqiptare. Kjo organizatë shqiptare është një degëzim i strukturës kriminale mafioze e njohur si "Kompania Bello" ( Sipas të dhënave, kjo e fundit "ka operuar në formë të konfederuar me grupet kriminale" kalabreze.
Hetimet kanë treguar se "kanali i furnizimit drejtohet nga një grup shqiptar, përgjegjësit e të cilit janë pozicionuar në pika strategjike për kontrollin e narkotrafikut botëror". Në veçanti, një prej përgjegjësve kryesorë të këtij grupi furnizues ishte pikërisht Saimir Bilacaj. Ai, nga Valencia, kontrollonte dërgesat e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës, si dhe transferimin e saj të mëpasshëm në tregjet evropiane.
Bilacaj, sipas hetuesve, ka lidhje me Davide Flachi, bosi i "Comasina"-s, i cili thuhet se i ka njohur atij titullin e "njeriut të nderit". Në hetimet e Milanos, përveç Bilacajt, është përfshirë edhe një tjetër broker shqiptar. Hetuesit besojnë se të dy operonin në Amerikën Latine, ku janë aktivë në pika kyçe të vendeve prodhuese të kokainës si Kolumbia, Bolivia dhe Peruja. Mbi të gjitha, ata janë aktivë në qytetet ku ndodhen portet ndërkontinentale, të përdorura për transferimin e drogës me anë të kontejnerëve, si Guayaquil, Panama dhe Turbo (në Kolumbi).
Përmbajtja e një bisede chat është veçanërisht domethënëse, ku një nga të dyshuarit, në lidhje me grupin ballkanik, shprehet: "Pastaj janë këta shqiptarët... Tashmë i kanë shtënë në dorë gjithçka... Vëlla, janë kudo... Janë të zotë... Në Amerikën e Jugut janë ata tani." Kjo dëshmon për shtrirjen dhe ndikimin e konsiderueshëm të mafias shqiptare në skenën e trafikut ndërkombëtar të drogës. /Corriere Calabria/