Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Përplasen dy makina, mbetet i plagosur një person, dërgohet në spital
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në segmentin Milot-Rrëshen. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Laçit ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Gjithashtu ende nuk dihen shkaqet e përplasjes ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.