VIDEO - Vdekja e 52-vjeçares në Pogradec/ Dyshohet për vrasje për motive pronësie

Detaje të reja mësuar me lidhje me ngjarjen në Pogradec ku një grua u gjet e pajetë në shtëpinë e saj.

Por, zjarri në banesë në lagjen 1 të Pogradecit dyshohet se është i qëllimshëm.

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune.

Burimet shpjegojnë se është bërë e këqyrja e trupit të 52- vjeçares, ku rezulton me një të çarë në fyt dhe një plagë në krah.

Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie. 52 - vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë sot në mëngjes në banesën e saj, e cila ishte e djegur.

Në vendngjarje janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të dy objekteve pranë pallatit ku ndodhej banesa e 52-vjeçares.

Gjithashtu, disa persona janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe po merren në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.