EMRI/ Kapet në flagrancë duke vjedhur një shtëpi, prangoset 43-vjeçari në Lushnjë
Një 43 - vjeçar në Lushnjë është kapur nga policia në flagrancë në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur.
I prangosuri nga policia është Jani Prence dhe vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43 - vjeçari.
Njoftimi:
Lushnjë
U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 43-vjeçari.
Kjo është vjedhja e dytë që parandalohet gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë së Lushnjës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas po tentonte të vidhte në një banesë në qytet, organizuan punën dhe shkuan në adresën e dhënë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u arrestua në flagrancë, në këtë banesë, autori, shtetasi J. P., 43 vjeç.
Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.