SHBA-BE nënshkruan marrëveshje për tarifat/ Orban: Trump 'hëngri' von der Leyen për mëngjes!

"Donald Trump nuk arriti një marrëveshje me Ursula von der Leyen, por përkundrazi, hëngri Presidenten e Komisionit Evropian për mëngjes."

Kryeministri hungarez Viktor Orban e bëri këtë deklaratë gjatë një podcasti drejtpërdrejtë në youtube, duke komentuar marrëveshjen e tarifës prej 15% të shpallur të dielën në Turnberry të Skocisë nga presidentët e SHBA-së dhe BE-së.

Manjati është "një negociator i fuqishëm dhe von der Leyen është një person me peshë të lehtë", theksoi Orban. Marrëveshja është "më e keqe" se ajo e arritur nga Mbretëria e Bashkuar, vërejti ai, duke shtuar se "do të jetë e vështirë të shitet si një sukses".

Orban ka qenë prej kohësh në kundërshtim me udhëheqjen e BE-së - dhe kohët e fundit kërcënoi të bllokojë një buxhet të ri të BE-së, nëse nuk zhbllokohen fondet e pezulluara të BE-së.

Së shpejti do të kemi më shumë reagime nga industria e BE-së dhe shtetet anëtare.

Marrëveshja, e cila do të shohë një tarifë të përgjithshme prej 15% për shumicën e mallrave të BE-së të importuara në SHBA, do të hyjë në fuqi të premten dhe do të thotë se BE do të shmangë tarifat prej 30% të kërcënuara nga Trump.