EMRI+VIDEO/ Mbante armë dhe lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet e Policisë, pranga 23-vjeçarit

Paulin Gjoni, një 23-vjeçar nga Lezha, u arrestua në Tiranë pasi u kap me armë zjarri pa leje. Ai u ndalua në Rrugën e Dibrës, ndërsa po udhëtonte me taksi për të shmangur kontrollet e policisë.

Gjatë kontrollit, në çantën e tij u gjet një pistoletë me municion. 23-vjeçari u arrestua për "Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve dhe municionit". Bashkë me të ishte edhe kushëriri i tij, 24-vjeçari Xh. Gj., i cili u procedua për "Moskallëzimin e krimit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”.

Lëvizte me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, pasi kishte me vete armë zjarri, arrestohet 23-vjeçari, banues në Lezhë.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

Procedohet penalisht kushëriri i 23-vjeçarit, i cili e shoqëronte në mjet.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas që levizte me taksi, posedonte 1 armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Destinacioni”.

Gjatë operacionit, u ndalua në Rrugën e Dibrës, taksia me të cilën lëviznin shtetasi P. Gj., 23 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. Nga kontrollet, në çantën e 23-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shtetasi P. Gj. u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa 24-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.