Florida përjeton temperaturën më të lartë ndonjëherë, 37.7°C për herë të parë!

Tampa, Florida, ka shënuar një rekord historik këtë fundjavë, duke arritur 37.7°C, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë që prej fillimit të matjeve zyrtare në vitin 1890.

Rekordi i mëparshëm prej 37.2°C ishte vendosur më 26 qershor 2020.
Sipas meteorologëve, nxehtësia ekstreme po shkaktohet nga presioni i lartë atmosferik dhe kushtet e thata.

Temperaturat përvëluese pritet të zgjasin edhe disa ditë, ndërsa qyteti mbetet nën alarm për valë të nxehti deri të martën.