‘Tren de Aragua’, si Kili ndjek ‘këmba-këmbës’ organizatën kriminale venezueliane të cilësuar nga Trump si kërcënim terrorist
Prokurorët kilianë nxorën në gjyq një numër rekord anëtarësh të bandës pas një hetimi njëvjeçar ndaj Tren de Aragua, sindikatës kriminale venezueliane të cilësuar si grup terrorist i huaj nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Rasti kilian çmontoi degën e bandës në Kilin verior, të njohur si Los Gallegos, dhe nxori në pah vlerën e hetimeve afatgjata, ndërsa entuziazmi publik rritet për një qasje më të pamëshirshme.
Më poshtë është një galeri fotosh e kuruar nga redaktorët e fotove të Associated Press, AP.