Neutralizohen vatrat e zjarrit në qarkun e Korçës! Vijon monitorimi në Strelcë, Dishnicë-Barç dhe Lajthizë
Në vijim të monitorimit dhe ndërhyrjeve të kryera nga strukturat përgjegjëse të Emergjencave Civile vendore, situata aktuale në territorin e Qarkut Korçë paraqitet e stabilizuar.
Të gjitha vatrat e zjarrit janë neutralizuar dhe nuk paraqitet rrezik për përhapje të mëtejshme. Ndërhyrjet dhe monitorimi në terren vijojnë për garantimin e sigurisë dhe parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm.
1. Fshati Strelcë, Njësia Administrative Gorë, Bashkia Maliq:
Zjarri është shuar plotësisht dhe vatra është neutralizuar. Vijon monitorimi nga forcat vendore në terren.
2. Zona midis fshatrave Dishnicë dhe Barç, Nj.A. Bulgarec, Bashkia Korçë:
Zjarri është neutralizuar dhe situata paraqitet e qëndrueshme. Sektori i shërbimit pyjor vijon monitorimin.
3. Fshati Lajthizë, Bashkia Pustec – rruga Zvezdë–Goricë:
Zjarri në zonën e sipërme të fshatit është nën kontroll. Vatrat janë momentalisht të neutralizuara. Prezenca e tymit gjendet brenda sipërfaqes së djegur dhe nuk paraqet rrezik për përhapje.
Angazhimet e datës 27.07.2025 në Bashkinë Pustec ("Parku Kombëtar Prespa"):
Në terren kanë qenë të angazhuara gjithsej 64 forca.
Planifikimi i ndërhyrjes për datën 28.07.2025, ora 05:00:
Për neutralizimin përfundimtar të vatrave në Lajthizë janë angazhuar:
13 forca nga ADZM
13 forca nga MZSH
25 forca ushtarake nga reparti nr. 1033
Total: 51 forca
Në vendngjarje ishte i pranishëm edhe Prefekti i Qarkut, për koordinimin e veprimeve dhe mbikëqyrjen e operacioneve në terren.
Monitorimi dhe ndërhyrja do të vijojnë deri në shuarjen e plotë të çdo vatre dhe garantimin e sigurisë në Parkun Kombëtar të Prespës.