Gjendet i pajetë trupi i një 26-vjeçari në Liqenin e Shkodrës

Trupi i pajetë i 26-vjeçarit me iniciale I. L. është gjendur në ujërat e Liqenit të Shkodrës.

‘Rreth orës 18:40, është marrë njoftim nga Salla e DRKM Shkodër se në ujërat e Liqenit të Shkodrës është gjetur nga peshkatarët trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit I. L., 26 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni’, thuhet një njoftimin e policisë.

Shkodër/ Informacione paraprake

Rreth orës 18:40, është marrë njoftim nga Salla e DRKM Shkodër se në ujërat e Liqenit të Shkodrës është gjetur nga peshkatarët trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit I. L., 26 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.