Anglia shpallet kampione e Europës në futboll për femra, mposht me penallti Spanjën në finale
Anglia është kampione e Europës në futbollin e femrave.
Vajzat angleze arritën ta mbronin titullin e fituar tri vite më parë.
Anglia triumfoi në finale ndaj Spanjës, pas ekzekutimit të penalltive.
90 minutat u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1.
Caldentey kaloi spanjollet në epërsi në minutën e 25-të të takimit.
Por, Russo barazoi shifrat në minutën e 57-të, duke e dërguar ndeshjen drejt shtesave.
Aty, nuk pati ndryshim rezultati dhe penalltitë ishin përcaktuese.
Anglia u tregua më e saktë, duke fituar 3-1 dhe duke u shpallur sërish kampione e Europës.