", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/27/auto_Screenshot_171753640359.png", "width": 900, "height": 639 } }

Indi/ Fëmija njëvjeçar kafshon dhe vret kobrën që i ishte mbështjellë rreth krahëve, dhe më pas...

Një djalë njëvjeçar në shtetin verior indian Bihar thuhet se ka kafshuar për vdekje një gjarpër kobër, pasi ky i fundit iu mbështoll rreth krahëve.

Foshnja, e identifikuar vetëm me emrin Govinda, po luante në shtëpinë e tij në qytetin e vogël Bettiah, pranë kufirit Indi–Nepal, kur ndodhi incidenti, sipas mediave lokale të cituara nga The Independent.

"Kur pamë gjarprin të mbështjellë në dorën e fëmijës, të gjithë vrapuam drejt tij, por ndërkohë ai e kishte kafshuar dhe e kishte vrarë në vend", tha gjyshja e djalit për mediat lokale.

Pas ngjarjes, vogëlushi humbi ndjenjat dhe u dërgua menjëherë në një qendër shëndetësore për ndihmën e parë dhe më pas në spitalin e qytetit.

"Fëmija, Govind Kumar, u soll këtu dje nga qendra shëndetësore pranë fshatit të tij, pasi familjarët e transportuan me urgjencë pas humbjes së ndjenjave që pësoi menjëherë pasi kafshoi gjarprin e gjallë", deklaroi drejtori i spitalit, Duvakant Mishra, për Indian Express.

Thuhet se efektet e helmit ishin të lehta, duke e lënë fëmijën pa ndjenja, por jo në rrezik për jetën.

"Trajtimi në kohë i shpëtoi jetën Govindës", tha për Times of India mjeku Saurabh Kumar.

"Gjendja e djalit është e qëndrueshme aktualisht, po merr trajtim nën mbikëqyrjen e mjekëve. Ekipi mjekësor po kujdeset për të dhe ndjek nga afër gjendjen e tij", shtoi ai. Syri.net-CNN.gr