Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë/ Kolegu që ngatërroi porosinë: Jam 17-vjeç. Donin të më qëllonin dhe mua

Kolegu i kamarierit që u dhunua në Vlorë nga shefi i policisë i Dibrës, në një rrëfim të ngjarjes theksoi se sherri nisi për arsye të një porosie që i ishte çuar gabim këtij klienti. 

Kolegu shtoi se dhunuesit deshin që ta qëllonin dhe atë. 

Arsyeja se pse ndodhi ky konflikt është se unë vajta të merrja porosinë, dhe më thanë ‘do më sjellës një ujë të vogël 250 ml, një ujë të madh 750 ml edhe një kafe’. Në rregull, e morra porosinë dhe ngaqë nuk kishim shumë ngarkesa tek restoranti ja çoi djali tjetër.

Edhe ai i tha djalit ‘nuk të thashë për ujë të vogël, të thashë vetëm për ujin e madh’. Edhe ai vijoi ‘nuk kam faj unë që është ai tjetri *****’,domethënë më shau mua ai. Edhe ky djali i tha ‘nuk është nevoja të na ofendosh, ta heq unë ujin e vogël, vetëm ti s’është nevoja të na ofendosh’. Edhe siç vijoi muhabeti ata erdhën e qëlluan do më qëllonin dhe mua por i ndanë.” tha ai.