Formula 1/ Piastri triumfon në Belgjikë, Leclerc mbron podiumin nga sulmet e Verstappen
Piloti australian i McLaren, Oscar Piastri, fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1.
Në pistën e Spa, ai arriti të parakalojë në momentin që u largua makina e sigurisë shokun e tij të skuadrës Lando Norris.
Britaniku, që e nisi garën nga “pole”, u rendit i dyti, duke humbur edhe më shumë terren karshi Piastri në renditjen e përgjithshme.
Në podium u ngjit edhe Charles Leclerc me Ferrari, që arriti t’i rezistojë sulmeve të Verstappen.
Gara nisi me gati 90 minuta vonesë për shkak të shiut që ra në momentin e nisjes së garës.
Ajo nisi nën regjimin e makinës së sigurisë, që u largua pas 4 xhirosh.
Pikërisht në këtë moment u vendos emri i fituesit, me Piastri që parakalon Norris.
Australiani e ruan kryesimin deri në fund, ndërkohë që pista thahet gradualisht.
Pilotët krijojnë diferenca të madh mes tyre dhe nuk ka shumë parakalime.
Vetëm i katërti Max Verstappen me Red Bull, pa mundur dot të kapë podiumin.
Një garë shumë të mirë bëri Lewis Hamilton, që u nis nga vendi i 18-të dhe u rendit i shtati, duke rikuperuar 11 pozicione.
Në vendin e pestë u rendit George Russell me Mercedes e pas tij Alexander Albon me Williams.