'Na ndihmo, po na vret'- Kërcënoi me thikë familjen e ish-kandidates së PD, policia shpall në kërkim të riun: I dëmtoi edhe makinën...

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar për kanosje, shkatërrim të pronës dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku i riu ka kanosur një 41-vjeçar me një thikë dhe më pas e ka ndjekur me automjet, duke i dëmtuar makinën që ky i fundit po drejtonte.

Pamjet e ngjarjes janë shpërndarë në rrjetet sociale, nga vete 21 vjecari. Aktualisht, policia vijon punen për kapjen e të dyshuarit dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkohe, është sekuestruar automjeti i përdorur nga i dyshuari dhe hetimet vijojnë.

Njoftimi i policisë: 

Kanosi me thikë një shtetas dhe e ndoqi me makinë, duke i dëmtuar edhe automjetin, shpallet në kërkim 21-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. B., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen nr. 3, Sarandë. Pamje të kësaj ngjarjeje janë bërë publike edhe në rrjetet sociale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.