Sa avionë për shuarjen e zjarrit ka në rajon, ironizon gazetari: Ne ua kalojmë për nga numri i bidonëve që mbajnë mushkat

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar qeverinë shqiptare për gjendjen e mjeteve që duhen për të shuar zjarret.

I ndikuar edhe nga situata dramatike me flakët në shumë qarqe të vendit Dervishi bën një krahasim të numrit të avionëve për shuar zjarret ndërmjet vendeve të rajonit.

"Ne ja kalojmë për nga numri i bidonëve me ujë që mbajnë mushkat", shkruan Dervishi ne një shënim në facebook.

Mesazhi : 

Kroacia ka 12 avionë për shuarjen e zjarreve

Maki i Zi, 5

Maqedonia e Veriut, 3

Ne ja kalojmë për nga

numri i bidonëve me ujë që mbajnë mushkat,

për nga numri i fotografëve në terren dhe numri i postimeve në facebook!