Zhoao Feliks do të kthehej te klubi ku nisi gjithçka, por oferta që nuk refuzohet ndryshon planet e Çelsit

Al Nasr është pranë arritjes së marrëveshjes me Çelsin për të transferuar Zhoao Feliks. Klubi londinez pritet të përfitojë rreth 50 milionë euro.

E ardhmja e portugezit merr këtu një kthesë krejtësisht tjetër. Më parë ishte Benfika në rrugën e duhur për ta transferuar.

Klubi londinez duket i gatshëm për ta lënë të lirë Zhoao Feliks. Ky i fundit nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mareska.

Mbetet për t’u parë nëse vetë 25-vjeçari e mbështet idenë për të luajtur në Arabi. Deri tani shifrat e tyre nuk konkurrohen, ndërsa vetë lojtarët e thonë fjalën e fundit.