Zjarret në Borsh dhe Lukovë/ Situata drejt stabilizimit?!

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e fundit sa i përket situatës në zonat e Borshit dhe Lukovës. Aktualisht, situata nga vatrat e zjarrit në këto zona duket se është stabilizuar, njoftojnë autoritetet

Për të mbajtur statistika dhe për të bërë propagandë, qeveria është e para. Nuk ja kalon kush. Por frikën dhe ankthin që kanë jetuar banorët dhe pushuesit e shumtë të këtyre zonave gjatë orëve të fundit askush nuk flet.

Ndërkohë, bëhet me dije se Forcat operacionale dhe Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të pranishme në terren, duke monitoruar nga afër zhvillimet dhe mbajtur gatishmërinë maksimale për t’i paraprirë çdo përkeqësimi të mundshëm të situatës.