Dibër/ Digjen disa banesa dhe dhjetëra hektarë pyje në Parkun e Lurës

Situatë problematike me zjarret duket se është edhe në Dibër.

Raporton se një situatë e tillë vijon prej 26 ditësh tashmë, ndërsa më problematike duhet se është njësia Lurë, ku janë djegur rreth 10 hektarë pyje. Edhe në bashkitë Mat e Klos vijon lufta me flakët.

“Në Qafën e Buallit një zjarr ka përfshirë një masiv pishash shumë vjeçare.

U dogjën edhe disa banesa, ku fatmirësisht nuk kishte brenda banorë.

Vijon intensivisht përpjekja për të vënë në kontroll flakët, por se situata është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen nga toka”, bën me dije gazetari.