VIDEO/ Spektakël te ndeshja debutuese, Mihaj provon aventurën amerikane me fund dramatik

Enea Mihaj debutoi sot Atlanta Junajtid në Amerikë. Skuadra e tij barazoi 2 me 2 përballë Sitëll Saunders.

Mbrojtësi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 66-të. Ishte një ndeshje mjaft dramatike, pasi deri në minutën e 95-të rezultati shënonte 1 me 1.

Më pas Sitëll Saunders befasoi duke kaluar në avantazh me golin e De Rosarios. Spektakli i vërtetë ishte ruajtur me golin në frymën e fundit. Mirançuk ishte autor i supergolit, që e mbylli sfidën me barazim.