E frikshme/ Kur ka rënë nata 24 vatra zjarri vijojnë aktive. Situata më e rëndë në Vlorë, Berat e Dibër, ministri Vengu vijon propagandën

Shqipëria është nën pushtetin e zjarrit. Kur ka rënë mbrëmja dhe është ndërprerë ndërhyrja nga ajri, 24 vatra mbeten ende akvite në tre qarqe, Vlorë, Berat dhe Dibër duke e bërë të rrezikshme situatën për banorët.

Situata e rëndë mbetet në Vlorë, në të cilën janë 10 vatra aktive. Në zonën e Kaninës flakët po i afrohen më tepër shtëpive të banuara.  E rëndë mbetet edhe në Selenicë e Borsh.

Në Berat forcat zjarrfikëse janë përqëndruar në Poliçan ku vatrat e zjarrit kanë kërcënuar disa fshatra, ndërsa në Dibër beteja me zjarret po bëhet në Lurë dhe  Zall Gjocaj.

Ministria i Mbrojtjes shpërndan video në rrjetet sociale, por ndërkohë ndërpret operacionet e ajrit për fikjen e zjarreve.

“Temperaturat kanë qenë shumë të larta kanë kapur shifra ekstreme 45 – 46 Gradë Celcius e për pasojë kemi pasur një situatë me 36 vatra të deklaruara e angazhuara në mbarë vendin. Prej tyre janë shuar 12 dhe 24 janë ende në monitorim, apo situatë active.

Është pezulluar operacioni nga ajri për efekt të errësirës dhe do të nisë në orët e para të mëngjesit. në mëngjes nisim me dronët bajraktar që bëjnë inkuicionin e duhur dhe më pas me forcat në tokë bëjnë planin e punës me forca ajrore.

Tre qarqet më të prekura janë qarku i Vlorës me më shumë se 10 vatra aktive.

Qarku i Dibrës ku ka patur një situatë të vështirë e komplekse në Buqlizë por fatmirësisht me ndërhyrjen e e forcave shtesë nga Tirana, dhe mbulimin me dy helikoperëve situate është nën kontroll dhe përmirësuar ndjeshëm.

Ende vatra active janë në Zall Gjocaj e Lurë ku gjendet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për të koordinuar përpjekjen pasi ka pasur intesitet dhe zgjerim të vatrës active.

Kemi të gjithë qarkun e Beratit që ështrë prekur gjerësisht nga vatrat e zjarrit në këto 24 orët e fundit. Kemi mundur ta mbajmë nën kontroll në zonën e Vreshtanit, Paftali dhe Shpiragu me ndërhyrjen e mbështetur nga helikopterët e forcaver ajrore hungareze të dislokuar në Kuçovë prej disa ditësh. Kemi pasur dhe mbështetjen e forcave italiane dhe kroate që kanë bërë fluturime në zonë e Vlorës, Kaninës dhe Selenicës.

Jemi përqëndruar në Poliçan ku kemi vatër active që ka kërcënuar disa fshatra. Jemi përqëndruar në zonën e Piqerasit, Borshit. Në zonën e Selenicës kemi një siutatë ku duam të p[arandalojmë që të afrohen zonave të banuara.

Forcat janë në terren për të krijuar perimetër sigurie. Kemi përqëndruar forca në infrastruktura kritike, sepse një pjesë e mirë e kreshpave që janë pushtuar nga zjarret këto ditë kanë të bëjnë me antena që janë të rëndësishsme dhe në zona të banuara. Do të vijojmë të jemi në gadishmëri të gjithë natën