VIDEO/ Berisha: Borshi në flakë! Asnjë ndihmë, Ramoduro me satelitët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar pamje nga zjarri i madh që ka përfshirë malet në zonën e Borshit.

Berisha shkruan se, zona është në flakë, ndërsa në ndihmë nuk i ka shkuar asnjë instancë shtetërore.

Kryedemokrati shkruan se, Ramaduro vazhdon me satelitët, ndërsa zona bregdetare vazhdon e digjet pa asnjë ndihmë për shuarjen e zjarreve.

‘Borshi në flakë! Asnjë ndihmë! Ramoduro me satelitët!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha krahas videos së publikuar.