Përmbyset situata, Paquetá del i pafajshëm për rastin e basteve

Lucas Paquetá pritet të shpallet i pafajshëm në lidhje me akuzat për përfshirje në baste të paligjshme mbi kartonët e verdhë të vetëvendosur. Lajmi vjen nga e përditshmja britanike ‘The Times’, e cila raporton se një komision disiplinor i pavarur ka dhënë tashmë një mendim pozitiv për ta liruar nga çdo përgjegjësi mesfushorin brazilian të Ëest Ham United.

Ish-lojtari i Milanit, sot 27 vjeç, u vu nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit (FA), e cila e akuzoi se ishte ndëshkuar qëllimisht me karton të verdhë në katër ndeshje të Premier League, për të ndihmuar persona të tretë që kishin vendosur baste.

Në rast dënimi, Paquetá rrezikonte një pezullim të gjatë në të gjithë botën e futbollit. Por tashmë situata është përmbysur: vendimi zyrtar pritet të bëhet publik në ditët në vijim dhe, për më tepër, FA mund të detyrohet të mbulojë edhe shpenzimet ligjore të lojtarit, të cilat thuhet se arrijnë deri në një milion paundë.

Ky zhvillim përbën një fitore të madhe për brazilianin dhe një lehtësim të jashtëzakonshëm për karrierën e tij, që do të mund të vazhdojë pa asnjë pengesë.