VIDEO/ Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Vatër e re zjarri në Qarkun e Korçës.

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec pasditen e sotme. 

Vatra ka marrë përmasa gjatë minutave të fundit duke u përhapur në pyll.

Zjarrfikësit e bashkisë Pustec, forca të tjera nga shërbimet publike, ADZM dhe policia kufitare ndodhen në terren, situata paraqitet shumë e vështirë për shkak të përhapjes së madhe të vatrës.

Janë më tepër se 50 forca në terren që po bëjnë të mundur ndërhyrjen për izolimin fillimisht të flakëve, por situata mbetet kritike.