Rigers Shegeri, buldozeri besnik i Ramës e Drejtor i IMT në Tiranë nuk ndal fadromat as në fundjavë

Tashmë nuk ka mbetur asnjë gjurmë e Erion Veliajt në burimet njerëzore në Bashkinë e Tiranës.

Rigers Shegeri, i njohur si njeri besnik dhe kamikaz i Ramës është emëruar nga ky i fundit në krye të IMT-së Tiranë. Sot, ditë fundjave, kur njerëzit kanë nevojë për qetësi, Shegeri së bashku më kamikazin tjetër, Ervin Hoxha kanë dalë rrugëve të kryeqytetit me fadroma, për të çuar përpara ëndrrat e Ramës për të shkatërruar çdo gjë që ështe ndertuar me djersen dhe mundin e shume viteve beteje me fukarallikun.

Dëshira për të shkatërruar çdo gjë që është ndërtuar para hundës dhe me lejen e paligjshme të çdo polici të lagjeve dhe merrnin bakshish për ti lejuar, Rama merret personalisht me çdo llamarinë dhe gardh ferrash, gjë që ia rrit kënaqësinë për të shkarruar.

Zhurmë e potere rrugëve të kryeqytetit në mes të verës. Kjo ka qenë pamja ditët e fundi në pikat e vetme të kryeqyteti që vizitohen nga turistët, Kafe Flora, rrugica për tek Mozaiku i Tiranës (21-Dhjetori) dhe tek Komuna e Parisit.

Fadromist Rigersi dhe Ervin Hoxha u kanë dhuruar një spektakël të veçantë turistëve dhe banorëve të këtyre zonave të kryeqytetit.