SYRI TV/ PD denoncon rritjen e çmimit të referencës, Teliti: Me këtë vendim rritet taksa e pronës

Partia Demokratike denoncoi vendimin e qeverisë për të rritur çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme, duke e cilësuar një akt politik që godet drejtpërdrejt qytetarët.
Nga selia blu, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e opozitës, Dorian Teliti, deklaroi se me këtë vendim do të bëhet më e kushtueshme blerja e një apartamenti për qytetarët, si pasojë e rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë.
Teliti theksoi se Partia Demokratike kërkon anulimin e menjëhershëm të kësaj iniciative dhe ruajtjen e çmimeve aktuale të referencës për banesat.

Partia Demokratike e ka cilësuar si një akt të pastër politik vendimin e qeverisë për të rritur çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme në të gjithë vendin.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltar ekonomik në selinë blu, Dorian Teliti, denoncoi faktin se qeveria nuk ka zhvilluar asnjë konsultim publik me qytetarët dhe grupet e interesit. Ai theksoi se rritja e çmimit të referencës do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke e bërë më të vështirë blerjen e një banese për qytetarët.

Teliti u shpreh se Partia Demokratike kërkon jo vetëm anulimin e menjëhershëm të kësaj iniciative, por edhe realizimin e një reforme të thellë dhe të ndershme fiskale, e cila të zhvillohet përmes një procesi të hapur dhe transparent konsultimi me qytetarët.