Konflikti i ri në Azinë Juglindore, shkon në 32 numri i viktimave mes Tailandës dhe Kamboxhias

Kamboxhia ka bërë thirrje për një armëpushim "të menjëhershëm" me Tajlandën, pasi numri të vrarëve ka arritur në më shumë se 30 viktima, përfshirë civilë.  Ambasadori i Kamboxhias në OKB, tha se vendi i tij kërkoi një armëpushim "pa kushte".

Tajlanda nuk ka komentuar publikisht mbi propozimin, ndërsa ka refuzuar ndërmjetësimin e një pale të tretë.

Të paktën 32 ushtarë dhe civilë në këtë konflikt janë vrarë dhe gati 200,000 të tjerë janë zhvendosur në dy vendet e Azisë Juglindore, të cilat akuzojnë njëri-tjetrin se kanë qëlluar të parët.

Të shtunën, ushtria e Tajlandës tha se kamboxhianët nisën sulme në një zonë të re pranë bregdetit në jug, por u shtynë prapa nga marina.

Të dy vendet janë me influenca të ndara, ku Tailanda mbështetet nga SHBA, ndërsa Kamboxhia nga Kina.