Dukat/ Vatra kryesore e zjarrit në majën e malit shuhet plotësisht, situata drejt normalizimit

Pas tetë ditësh luftë të vështirë me flakët, vatra e zjarrit në majën e malit në Dukat, Vlorë, e cila rrezikonte seriozisht Parkun Kombëtar të Llogorasë, është shuar plotësisht.

Autoritetet dhe ekipet zjarrfikëse konfirmojnë se situata po normalizohet dhe po vijon drejt kontrollit edhe një vatër zjarri pranë fshatit Dukat, që po minimizohet gradualisht.

Nëse moti do të qëndrojë i qetë dhe nuk do të ketë erë të fortë bregdetare gjatë ditës, ekspertët presin që edhe kjo vatër të vendoset nën kontroll të plotë në orët e ardhshme.

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo fillim të mundshëm zjarri për të shmangur përhapjen e mëtejshme.