'1 në 3 refugjatë në Britaninë e Madhe janë të rinj shqiptarë'/ Piers Morgan diskuton me gazetaren e njohur
Në një debat televiziv midis Piers Morgan, gazetar dhe ish-prezantues kryesor i CNN dhe Candace Owens, një gazetare dhe një nga influencueset kryesore të MAGA-s në SHBA, gazetari i njohur britanik deklaroi se një e treta e refugjatëve që shkojnë në Britaninë e Madhe janë të rinj meshkuj nga Shqipëria.
Kjo ka shkaktuar reagim nga influencerja e njohur Candace Owens.
Video e debatit u postua edhe nga studiuesi Auron Tare.
“Me të vërtetë? E ka njeri këtë statistikë? Nëse nuk është e vërtetë, a kemi gjë ambasadë në Londër ne? Nëse kemi ambasadë, di njeri me çfarë merren? Se të paktën një letër apo një dalje publike do ta kishin bërë dhe të kërkonin zyrtarisht se nga i ka këto shifra Morgan? “Nëse nuk flet njeri, d.m.th është e vërtetë? D.m.th. vendi që rekomandohet nga të gjitha gazetat e mëdha si mrekullia e turizmit, Maldivet e Europës, vendi i mrekullive etj, nuk mban dot rininë e saj në vend?”, shkruan ai.