VIDEO/ Përpjekje intensive për shuarjen e flakëve në Gjirokastër, vija e zjarrit mbi 10 km

Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, së bashku me strukturat mbështetëse, po vijojnë me intensitet të lartë përpjekjet për izolimin e zjarreve që kanë krijuar një vijë aktive zjarri me gjatësi mbi 10 kilometra.

Që prej orës 04:00 të mëngjesit, në terren janë angazhuar:
• 12 punonjës të MZSH,
• 5 punonjës zjarrfikës me kontratë të përkohshme,
• 32 punonjës të shërbimeve publike,
• 14 pjesëtarë të Forcave të Armatosura (FA), të ndarë në dy grupe në fshatin Fushë Bardhë, për ndërprerjen e vijës së zjarrit që po avancon drejt zonës së banuar.

Një tjetër grup ndodhet mbi tunelin e Skërficës, ku po punohet për izolimin e vatrave të zjarrit të ardhura një ditë më parë nga Delvina, me synim bllokimin e përhapjes së flakëve në drejtim të Gjirokastrës.

Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën dhe vijojnë koordinimin e plotë të forcave në terren.