Riaktivizohet zjarri në malin e Dukatit, flakët kërcënojnë sërish Parkun e Llogarasë. Situata drejt përkeqësimit
Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në malin e Dukatit
Orët e fundit sipas dëshmive nga terreni, flakët kanë përparuar.
Zjarri mbetet kërcënim për kurorën e gjelbër të Llogarasë dhe duhen marrë masa të shpejta për neutralizimin e tij.
Zjarri më herët ka djegur hektarë të tërë pyje me pisha.