Izrael/ Mbrojtja Ajrore ndalon një raketë të lëshuar nga Jemeni

Ushtria izraelite ka ndaluar një raketë që ishte lëshuar nga Jemeni drejt territorit izraelit.

Sipas burimeve, sirenat e alarmit u aktivizuan në disa zona të Izraelit.

Kujtojmë se ditën e martë, mbrojtja ajrore izraelite kishte rrëzuar një tjetër raketë të lëshuar nga rebelët Huthi të Jemenit. Syri.net-iefimerida