Trump: Shanset për një marrëveshje tregtare SHBA-BE janë 50 me 50

Në mosmarrëveshjen për tarifat me Bashkimin Evropian, presidenti i SHBA-së Donald Trump aktualisht i sheh shanset për të arritur një marrëveshje në rreth 50%.

Do të thosha që kemi një shans 50 me 50, ndoshta edhe më pak, për të arritur një marrëveshje me BE-në. Nëse arrihet, ajo do të duhet të përfshijë uljen e tarifave nga ana e tyre, të cilat aktualisht janë 30%. Ata do të duhet t’i ulin ndoshta. Ose mund të vendosin t’i lënë siç janë. Por ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve para se të nisej për një vizitë pesëditore në Skoci.

Të mërkurën, Trump la të kuptohej mundësia e uljes së tarifave për importet e produkteve evropiane, nëse Bashkimi Evropian do te hapte tregun e tij më shumë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trump sapo ka arritur një marrëveshje me Japoninë për tarifat prej 15%, që është dukshëm më pak se sa ishte planifikuar, fillimisht.

SHBA-ja ka negociuar një marrëveshje tregtare me BE-në për javë të tëra, e cila synon të parandalojë hyrjen në fuqi më 1 gusht të tarifave prej 30%, të shpallura më herët nga Trump.