Firmosen 7 urdhër-arreste për trafik ndërkombëtar droge, akuzë e re për Plarent Dervishajn dhe Erion Alibej

7 masa sigurie janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK për kapjen e personave të përfshirë, në disa prej bandave kriminale që operojnë në vendin tonë.

Mes masave të lëshuara, janë dhe dy masa të reja për Plaurent Dervishajn dhe Erion Alibejn, të cilëve u është komunikuar në burg. Deri më tani 4 masa janë ekzekutuar nga Policia, ndërsa 1 ende në kërkim.

Burime nga SPAK konfirmojë se bëhet fjalë për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Grupi ka trafikuar sasi të mëdha kokaine. Para disa ditësh, Erion Alibej dha dëshmi tejet tronditëse për  Plaurent Dervishaj, si i përfshirë në në dhënien e disa urdhra  ekzekutimi.

Erion Alibej, prej kohësh është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë në kuadër të dosjes, "Plumbi i Artë", dhe ka zbërthyer një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, mgjarje këto të ndodhura kryesosht në Elbasan, 

Plaurent Dervishaj, i cili u ekstradua nga SPAK më 14 gusht 2024, konsiderohet nga Prokuoria e Posaçme, si organizatori i atentatit ndaj një ish-prokurori disa vite më parë. Ai akuzohet edhe për vrasjen e Klodian Saliut në 2005, kryer në bashkëpunim si dhe Vajdin Lamajt e Artan Arsit me eksploziv, po në të njëjtin vit.