SHBA miraton shitjen e sistemeve anti-ajrore për Egjiptin
SHBA miratoi shitjen e sistemeve të mbrojtjes tokë-ajër për Egjiptin, aleatin kryesor në rajonin e Lindjes së Mesme, me një vlerë prej afërsisht pesë miliardë dollarë.
Shitja përfshin sistemet NASAMS, raketat tokë-ajër të prodhuara nga kompania RTX (ish Raytheon Technologies), të cilat përdoren kryesisht nga Ukraina për të kundërshtuar sulmet ajrore të Rusisë.
Në një deklaratë, Agjencia amerikane për bashkëpunim në mbrojtje dhe siguri (DSCA) argumentoi se kjo shitje do të mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të SHBA-së duke përmirësuar sigurinë e një aleati kryesor jashtë NATO-s, i cili promovon stabilitet politik dhe përparim ekonomik në Lindjen e Mesme.
Egjipti është, pas Izraelit, një nga përfituesit kryesorë të ndihmës ushtarake amerikane në rajon.
Kur Donald Trump u rikthye në pushtet në janar, administrata e tij republikane pezulloi pothuajse të gjithë ndihmën që ofrohej nga Uashingtoni jashtë vendit, përjashtuar vetëm këto dy vende. Syri.net-Protothema