Përfshihet nga flakët transformatori në fshatin Ibë, zjarri dhe tymi i zi mbulojnë zonën
Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në në fshatin Ibë në Tiranë. Mësohet se një transformator ka shpërthyer në flakë ndërsa zjarri dhe tymi kanë mbuluar zonën. Menjëherë në vendngjarje shkruan 3 zjarrfikëse.
Fatmirësisht zjarri është vënë nën kontroll dhe më pas është fikur. Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë sa i madh ishte zjarri i cili mund të rrezikonte banesat aty pranë.