Kulla në vend të Pallatit të Kongreseve/ Shehaj: Turpi i radhës i Këshillit Bashkiak të Tiranës, faturë që do e paguani shtrenjtë herët a vonë…

Një turp të radhës, e ka cilësuar ekspertja e ekonomisë, Brisida Sheja, vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për kalimin e pronësisë së Pallatit të Koncerteve për rijetëzimin e tij nga qeveria.

Përmes një reagimi ën rrjetet sociale, Shehaj kritikat nuk i kurse as për ata ‘pseudo-opozitare’ siç i cilëson ajo, disa prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, të cilët bashkuan votat me mazhorancën në këshill për një vendim të tillë.

Sipas Shehajt,  të shkatërrosh historinë e një kombi me vendime të tilla, është një faturë që herët a vonë do e paguani shtrenjtë, dhe historia jonë ka shembuj që mund t’i shihni. Askujt s’do i vi keq për ju.

Statusi

Vendimi i djeshëm i Këshillit Bashkiak Tirane është turpi i radhës.

Por nuk habitem më me Edi Ramën dhe shpurën e tij, ajo cka më habit janë firmëtarët e atij vendimi.

Të shkatërrosh historinë e një kombi me vendime të tilla, është një faturë që herët a vonë do e paguani shtrenjtë, dhe historia jonë ka shembuj që mund t’i shihni. Askujt s’do i vi keq për ju.

Pushime të mbara firmëtarëve

Rilindas dhe pseudo-opozitarë të bukës së gojës.