Situata e zjarreve në Delvinë kritike, një tjetër banor me plagë djegieje transportohet në spital

Situata e zjarreve në Delvinë vijon të jetë kritike. Gazetarja e  Syri Tv informon se një 42 vjeçar nga fshati Kopacez i Delvinës është dërguar në urgjencën e “Stefan Mekshi” të spitali të Sarandës me plagë djegie.

Apostol Zhupa  dëmtuar gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në fshatrat e Delvinës.

Rreth orës 16:00 autoritetet informuan se kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret të cilat kanë dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë në luftën me flakët kanë pësuar djegie shefi i Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasditen e sotme, si dhe është asfiksuar shefi i krimeve në komisariat, Joni Lame.

Në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët veprojnë në zonën e Delvinës.