Sarandë/ Motori përplaset me makinën, 27 vjeçari sillet me helikopter në Tiranë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Janaq Kumi” në Sarandë.
Një mjet tip “Citroen”, me targa AB122NO, i drejtuar nga Danjel Veizi, pas një manovre të gabuar, i ka prerë rrugën një motori “Yamaha” TMax me targa CB876, që drejtohej nga 27-vjeçari Aurel Gumeni.
Si pasojë e përplasjes, i riu mbeti i plagosur dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, u transportua me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.