Pogradec, flakët rrezikojnë banesat në Kriçkovë, zjarri izolohet në kohë

Një zjarr u shënua pak momente më parë në fshatin Kriçkovë, në njësinë administrative Proptisht të Bashkisë Pogradec. Flakët rrezikuan disa banesa, por falë reagimit të shpejtë të banorëve dhe shërbimeve lokale, zjarri u izolua në kohë.

Në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen totale të flakëve dhe po qëndrojnë në zonë për të evituar riaktivizimin e zjarrit.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal në këtë periudhë me temperatura të larta dhe kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve.