VIDEO/ Zjarret në Delvinë jashtë kontrollit, kërkohet evakuim i menjëhershëm i tre fshatrave
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të tre fshatrave, për shkak të zjarreve, të cilat kanë dalë jashtë kontrollit dhe rrezikojnë seriozisht banesat dhe qytetarët.
Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.
‘U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre’, thuhet në njoftim.
Pavarësisht se në operacionin për shuarjen e vatrave të zjarrit janë angazhuar dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, situata vijon të jetë tejet e rëndë dhe me rrezik për qytetarët .
Njoftimi
Delvinë, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave për shkak të zjarreve
Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.
U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.
Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë janë angazhuar në operacionet ajrore në qarkun Berat-Dimal.