Banorët në rrezik/ Shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë, mes tyre kisha 200 vjeçare e Shën Dhimitrif

Ka shkuar në 11 numri i banesave që janë djegur nga zjarri i rënë pas Kalasës edhe në Senicë.

E bashkë me banesat edhe Kisha 200 vjeçare e Shën Dhimitrif në fshatin Senicë.

Situata është shumë e rënduar e ndikuar edhe nga era dhe temperatura e lartë dhe zjarri është përhapur me shpejtësi duke hyrë në brendësi të fshatit duke përfshirë banesa, sipërfaqe ullishtesh dhe pemë frutore.

Mes banesave të djegura është edhe një e destinuar për agrobiznes.

Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli thotë se situata është kritike, ndaj po punohet për të shpëtuar banorët.