SYRI TV/ Fshati Gjerbës pa ujë të pijshëm, banorët: Mbushim ujë më bidonë prej vitesh

Kanë rrjet ujësjellësi të investuar 15 vjet më parë, por nuk kanë ujë në banesat e tyre. kjo është situata absurde në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku për shkak të mungesës së një investimi që do të lidhte banesat me rrjetin e ujësjellësit, 120 familje në këtë fshat nuk kanë ujë.

Syri tv

Fshati Gjerbës në Mallakastër po përballet me mungesën e ujit të pijshëm. Dhe pse fshati është i rrethuar me burime uji dhe rezervuare,  rrjeti i ujësjellësit i shtruar prej 15 vitesh nuk është i lidhur më banesat.

Banorët shprehen se prej shumë vitesh mbushin ujin me bidonë pranë një burimi I quajtur “Çesma e Vidhajt “ , i cili ndodhet rreth 2 kilometra larg fshatit. Ky është i vemti burim natyror furnizimi me ujë për 120 familjet e këtij fshati.  

Ata shprehen se lidhur me situatën janë ankuar shpesh herë në bashki, por askush nuk është kujtuar që ti japi një zgjidhje.

Përballë kësaj situate ata apelojnë njëzëri për autoritetet vendore e qendrore të kthejnë sytë edhe nga fshati i tyre i harruar, që po shpopullohet nga dita në ditë.