E rëndë në Pezë/ 67-vjeçari gjendet i pajetë nga familjarët
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Pezë, ku një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 11:20, shtetasi N. P. u gjet i vetëvarur nga familjarët në banesën e tij.
Pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Deri më tani, dyshohet për një akt vetëvrasjeje, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe dëshmitë e të afërmve për të hedhur më shumë dritë mbi motivet e mundshme.