I mori 100 mijë euro biznesmenit, arrestohet ‘Taulant Balla’ në Allias
Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për vjedhje përmes mashtrimit.
Bëhet fjalë për shtetasin, Saimir Reka i cili një vit më parë ka arritur t’i marrë në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, 100 mijë euro biznesmenit Flamur Rrushi, duke u hequr si Taulant Balla.
Policia njofton se Saimir Reka (Hamza) u lokalizua dhe u kap në zonën e “Alliasit” dhe u shoqërua për veprime të mëtejshme proceduriale.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.