Fshehu vrasjen e të shoqit/ Policia e Fierit jep detaje për krimin në familje – Ja çfarë ndodhi në familjen Rama

Një ditë pas zbulimit të krimit të rëndë të ndodhur në familjen Rama në Fier, Policia ka dalë në një njoftim për media lidhur me arrestimin e nënës së 26-vjeçares, kjo e fundit autore e dyshuar për vrasjen e babait të saj.

Sipas policisë, shtetasja Valbona Rama, akuzohet se ka kryer veprimet për zbulimin e së vërtetës, duke i ardhur në ndihmë vajzës së saj, në mënyrë që mos të zbulohej se kishte vrarë të atin.

Njoftimi zyrtar i Policisë Fier:

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj.

Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.