U ekstradua nga Dubai, GJKKO konfirmon masën arrest në burg për Denis Bajrin!
GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në burg” për Denis Bajrin, i cili u ekstradua më 23 korrik nga Dubai.
Ndaj tij, GJKKO kishte dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për vrasje me paramendim në bashkëpunim, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
Gjithsej ndaj tij rëndojnë 5 akuza të rënda të ngritura nga SPAK dhe që kanë të bëjnë me aktivitetin e grupit të Bajrave të Shkodrës. Bajri u arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Bajri ishte shpallur në kërkim në megaoperacionin “Metamorfoza” dhe më konkretisht për eliminimin e Gjin Boriçit (Ndojit) në Vau Dejës më 9 gusht 2020, kërkuar si detyrë nga i zhdukuri Ervis Martinaj, 'mbreti i kumarit', sepse po e konkuronte në fushën e lojërave të fatit.