'Rama sajon çështje që të harrohet 11 maji'/ Këlliçi: PD do tu provojë qytetarëve shqiptarë farsën zgjedhore

Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike Belind Këlliçi deklaroi në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv që votimet e 11 majit nuk ishin zgjedhje.

Ne bisedë më moderatorin e emisionit Flavio Qarri ai deklaroi se kemi plot fakte të reja që vërtetojnë farsën e 11 majit. Këlliçi ka komentuar sjelljet e Edi Ramës që po mundohet të heqë vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve.

Belind Këlliçi: Përpos nevojës së tij të pashmangshme për të hequr vëmendjen nga farsa elektorale. Sepse është kjo që thua ti 100 për qind e vërtetë, nga ana tjetër si asnjëherë më përpara në këto 12 vite opozitë. Partia Demokratike ka denoncuar vjedhjen e zgjedhjeve me fakte, me prova, me video, me dokumente, me falsifikim firmash, me proces verbale. Me prova që asnjë qytetar, asnjë idhtar i Partisë Socialiste, asnjë kundërshtar i opozitës, asnjë opozitar i opozitës nuk thotë dot që nuk janë të vërteta. Ja arriti qëllimit, i gjithë aksioni opozitar i PD i udhëhequr patjetër nga kryetari i saj në mënyrë të përditshme. Edhe sot do te ketë prapë dokumente të reja. Javën tjetër do ketë prapë dokumente të reja, e video, do fokusohemi edhe tek qarku i Tiranës., Do të shihni ato videot që keni parë në fshatrat më të thella të Elbasanit apo të Sarandës apo të qyteteve të tjera.

Kemi gjetur videot. Dhe do të shihni çfarë ka ndodhur edhe në Tiranë realisht. Është absurde. Por ky ka qenë realiteti i farsës elektorale të 11 majit. Pra duke qenë se ja ka dalë PD të arrije këtë qëllim. Por mbi të gjitha t’ua provojë qytetarëve shqiptarë që 11 maji këtu nuk ka patur zgjedhje. Me sa duket Edi Rama prodhoi nevojën e brendshme të pashmangshme të zhvendosë vëmendjen nga ky problem kaq i madh që e kemi në këto tre muaj që ka qene demontimi i farsës elektorale. Tani ai aksion që ai nisi, fillimisht e nisi në Vlorë po ta mbani mend. Shkoi dhe bëri shembull, duke filluar që nga festa e PS. Bëri shembull fillimisht kryetarin e bashkisë së Vlorës. Nisi shkarkimet në Bashkinë e Vlorës që një zot e di se çlidhje ka kryeministri me pushtetin lokal. Duhet ta dinë qytetarët që kryeministri nuk asnjë lidhje me Drejtorin e pastrimit në një bashki. Sepse pushtetet janë të ndara teorikisht në letër....