Në kërkim ndërkombërar për kultivim droge, arrestohet 54-vjeçarja, pritet akstradimi drejt Spanjës

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një shtetase shqiptare të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

Valjeta Beni, 54 vjeçe, banuese në Golem, u arrestua si rezultat i operacionit të organizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe me mbështetjen e Interpol Tiranës.

Ajo akuzohet nga Gjykata e Sabadellit në Spanjë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, me një maksimum dënimi deri në 6 vjet.

Interpol Tirana, në koordinim me autoritetet spanjolle, po ndjek procedurat për ekstradimin e saj.

Kavajë

Akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, kapet në Kavajë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 54-vjeçarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë sigururar informacione për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim ndërkombëtar dhe mbi bazën e tyre kanë organizuar punën për kapjen e saj.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare Valjeta Beni 54 vjeçe, banuese në Golem.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje