Tre fitore në tre ndeshje brenda një dite, Shqipëria kalon Malin e Zi në renditjen e UEFA-s
Fitoret e Dinamos, Vllaznisë dhe Egnatias në të njëjtën ditë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, i kanë dhënë një shtysë shumë të madhe kampionatit shqiptar në renditjen e UEFA-s, duke zvogëluar shanset që të humbasë një skuadër në Europë në edicionet e ardhshme.
Pikët e siguruara nga këto skuadra, kanë qenë të mjaftueshme që Shqipëria të qëndrojë larg vendit të 51-të, aty nga ku fillon humbja e një ekipi në Europë, ndërsa është konsoliduar edhe më shumë pozicioni në klasifikim.
Kampionati shqiptar ka kaluar përsëri në vendin e 45-të, duke rifituar pozicionin që i kishte marrë Mali i Zi një ditë më parë.